Gazetari i dhunuar në Kosovë rrëfen situatën: Fillimisht gjuajtën me shock-bomba
Pleurat Salihu, një gazetarët e dhunuar në Kosovë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se rreth orës 2 kanë mbërritur në Leposaviç.
Ai tha se fillimisht kanë shkruar në pjesën veriore ku ndodhet dhe stacioni policor sepse bënë një raportim nga aty.
“Kur kemi shkuar në Leposaviç vazhduam të qetë, pa provokime, pa e kthyer kokën në të djathtë apo në të majtë edhe pse kanë qenë ato ofendimet, sharjet që i kemi përjetuar vazhdimisht dhe kemi shkuar deri te vendi ku është dhe objekti i komunës. Jemi stacionuar aty, ka qenë dhe ekipi i një media tjetër.
Ai tregoi se në momentin që u vendosën në një nga çadrat që është vënë për mos t’u lagur nga shiu protestuesit dhe për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Ish-kryetari i Leposaviçit iu ka dhënë urdhër tre qytetarëve serbë që të na largojë nga çadra dhe të dalim ne në shi. Jemi larguar, kemi ndenjur në shi,” – u shpreh Salihu.
Sipas gazetarit në momentin që Elbert Krasniqi ka dalë nga dera e komunës është dëgjuar shock-bomba e parë drejt ministrit dhe drejt gazetarëve. Ai tregoi se kameramani që ka pasur afër ka pasur probleme me dëgjimin.
“Në momentin që e ka kaluar portën, ish-kryetari i Leposaviçit ka dhënë urdhër, sulmoni automjetin e ministrit me gjithçka,” – u shpreh Salihu.
Nga këto incidente, gazetari ka mbetur me krahun e thyer.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje