Kusari-Lila akuza KFOR-it: Nuk mbrojti gazetarët e dhunuar në Veri
Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila tha në një intervistë për Euronews Albania se është shqetësuese që ushtarët e KFOR-it nuk ndërhynë për të ndihmuar gazetarët e dhunuar në veri të Kosovës.
Ajo mbështeti deklaratat e gazetarëve se urdhri për sulm është dhënë nga deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç, ndërsa kritikoi ashpër KFOR-in për mungesën e veprimit.
“Dje kemi parë një skenë që është me të vërtetë shumë brengosëse kur edhe ushtarët e KFOR-it, jo që nuk kanë ofruar ndihmë në largimin e protestuesve, por i kanë shtyrë gazetarët drejt protestuesve, drejt këtyre bandave serbe dhe tashmë duhet ngritur alarmi në nivelin me të lartë edhe politik me përfaqësuesit e shteteve, që ushtarët atje përfaqësojnë për të pyetur se cili është misioni i vërtetë për arsye se ne tashmë ballafaqohemi me një situatë në të cilën të gjithë flasin për një zgjidhje, për deeskalim, flasin palët, ndërsa është vetëm njëra palë që e krijon këtë eskalim të situatës,” – u shpreh deputetja.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor