Të rinjtë evropianë pesimistë, shumica mendojnë se do jenë më keq se prindërit

17 Qershor 2023 | 16:18

Të rinjtë në Evropë janë gjithnjë e më të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

Sipas një studimi të ri të kryer nga Fondacioni TUI në Gjermani më shumë se gjysma e tyre besojnë  se do të jenë më keq se prindërit e tyre.

Studimi anketoi më shumë se 7,000 njerëz midis moshës 16 dhe 26 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Greqi dhe Poloni.

Ai zbuloi se vetëm 22% e të anketuarve besonin se gjërat do të përmirësoheshin. Ndryshimet klimatike, ekonomia dhe migrimi ishin ndër çështjet për të cilat të rinjtë shfaqën më shumë shqetësim.

Sondazhi tregon një rënie të qartë të optimizmit krahasuar me vitet e mëparshme.

Edhe vende si Polonia dhe Gjermania, të cilat kishin nivele mbi mesataren e optimizmit në vitet e fundit, pësuan një rënie. Vetëm 56% e të anketuarve gjermanë thanë se ishin optimistë për të ardhmen e tyre, një rënie prej tetë pikë përqindjeje nga viti 2017.

“Optimizmi i të rinjve në Evropë po zbehet, pesimizmi është në rritje. Qëndrimi ndaj jetës së të rinjve evropianë po përkeqësohet në një afat më të gjatë dhe më të vazhdueshëm, thotë eksperti  politik Thorsten Faas i Universitetit të Berlinit, i cili ofroi mbështetje shkencore për studimin.

Të rinjtë evropianë ishin gjithashtu shumë të vetëdijshëm për pabarazinë sociale, me 74% që shihnin dallime të mëdha midis klasave sociale, veçanërisht në aspektin e të ardhurave, strehimit, pasurive dhe mundësive për karrierë.

Megjithatë, sondazhi zbuloi se ka ende një nivel të lartë besimi në shkencë, polici dhe drejtësi, si dhe në institucionet e BE-së.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026