“Nuk jemi shoqëri punëdashëse”, Pedagogu: Rinia jonë ka probleme plot, por…
Pedagogu i ekonomisë Rezart Prifti ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth rritjes së papunësisë te të rinjtë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 22.5% e të rinjve që i përkasin moshës 15-29 vjeç nuk punojnë.
Profesor Prifti tha se në të vërtetë ne nuk jemi një popull punëdashës dhe është e padrejtë që për këtë të fajësohet rinia. Ai tha se rinia ka plot probleme , por kulturën dhe disiplinën e punës e mëson nga sistemi dhe nga familja e sipas tij në Shqipëri kanë “dështuar” të dyja.
“Problemi kulturor është problem kulturor. ne nuk jemi shoqëri që e duam punën shumë. Unë e di që do bëhem meme, por nuk jemi shoqëri punëdashëse. Ne sot e kësaj dite nuk prodhojmë asgjë. shumë kusure i hidhen rinis. Rinia jonë ka probleme plot, është parazitare, e të tjera, por nuk i vë dot fajin të riut se e mëson sistemi të riun.
E mëson sistemi të riun. Sistemi një dhe dy familja, te ne kanë ceduar të dyja. Kur mua më vjen studenti daulle, puna ime është shumë e vështirë, kur ai nuk ka një disiplinë, nuk ka një kulturë. Në këtë sens është pjesa kulturore dhe pjesa e sistemit dy”,-tha Rezart Prifti.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 16:34 Ushtria amerikane publikoi videon e sulmeve kundër Iranit (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin
- 16:28 Kapiteni iranian sulmon ashpër FIFA-n dhe presidentin Infantino: Kupa e Botës 2026 është një katastrofë
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban