Bie interesi i njerëzve për të lexuar lajme, studimi paraqet shifrat
Numri i njerëzve që kanë interes të madh për lajmet ka rënë me rreth një të katërtën në gjashtë vitet e fundit. Shifrat i referohen një raporti nga Instituti Reuters i Universitetit të Oksfordit, ku thuhet se në vitin 2023 rreth 48% e njerëzve në mbarë botën janë shumë ose jashtëzakonisht të interesuar për lajmet nga 63% që ishin në vitin 2017.
Më shumë se një e treta e njerëzve (36%) në mbarë botën thonë se ndonjëherë ose shpesh i shmangin në mënyrë aktive lajmet.
Autorët e raportit thanë se sipas studimit, audienca vazhdon që të shmangë lajme të rëndësishme që kanë lidhje me luftën në Ukrainë, krizën e kostos së jetesës si dhe lajmet dëshpëruese, pasi kërkojnë që të mbrojnë shëndetin e tyre mendor.
Raporti i Lajmeve Digjitale 2023 doli në përfundim gjithashtu se audienca e televizionit tradicional dhe medias së shtypur po vazhdon të bjerë, ndërkohë që konsumatorët në internet po lexojnë lajmet më pak se vitet e shkuara dhe po bëhen më pak të interesuar.
Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, 41% e 18-24-vjeçarëve thonë se mediat sociale janë burimi kryesor i lajmeve të tyre (43% në të gjitha vendet), nga 18% që ishte në vitin 2015.
TikTok dhe Instagram kanë parë rritje të përdorimit. Instagram tani është një burim lajmesh për 14% të njerëzve, me TikTok në 6%.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:01 Digjet një tjetër mjet në Vlorë, shoferi del në kohë nga makina. Zjarrfikësja vendos nën kontroll flakët (VIDEO)
- 07:58 E rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, guri bie mbi automjetin në lëvizje! Ndërron jetë 42-vjeçari
- 07:53 Përfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver