Mitrovicë e Veriut, vijojnë protestat në mbështetje të serbëve të arrestuar
Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb kanë marshuar të hënën nga qendra e Mitrovicës së Veriut deri në Zveçan, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve të arrestuar javëve të fundit nga autoritetet e Kosovës.
Në mesin e të arrestuarve janë: Dushan Obrenoviq, Radosh Petroviq, Millun Millenkoviq-Llune, Dalibor Spasiq, Urosh Vukasinoviq, Nemanja Vlashkoviq, Millan Bozhoviq dhe Sllagjan Trajkoviq.
Tubimi është organizuar nga një shoqatë që mbledh sportistë në veri, shkruan REL.
Pjesë e tubimit kanë qenë edhe mjekët dhe stafi mjekësor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicës.
Pjesëmarrësit e tubimit janë pritur me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur afër ndërtesës komunale në Zveçan, të cilët protestojnë aty prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesë.
Protesta të njëjta, dhe për arsye të njëjta, organizohen edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok.
Protestuesit kërkojnë edhe tërheqjen e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga ajo zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë