Të bashkëjetosh me ujërat e zeza, rrezik infeksioni për qindra familje në Durrës
Ky kanal përshkon mes për mes rrugën “Vala e detit” në Shënavlash të Durrësit.
Atje, prej më shumë se 25 vitesh, “vala” e ujërave të zeza, që derdhen përgjatë gjithë gjatësisë së tij dhe mbetjet urbane të shpërndara gjithandej po ua bëjnë jetesën të vështirë banorëve.
“Na shqetëson aroma se të gjithë ujërat e zeza këtu vijnë. Miza, mushkonja, të gjitha të këqijat i kemi nga era e keqe”,-tha një banor.
Rrugët përkrah tij janë të vetmet ku mund të kalojnë banorët, duke u kthyer kështu në një kërcënim serioz për shëndetin e tyre.
“Dalim, i shoqërojmë kalamajtë. S’kemi ç’bëjmë, ku të shkojmë, fëmijë është ai do të dalë të luajë”,-tha banori i zonës.
Sipas banorëve edhe institucioni i bashkisë është në dijeni të rastit.
“Normale që e dinë, se kanë ardhur e kanë verifikuar edhe vetë. Ata kanë kaluar në këtë rrugë, e dijnë shumë mirë si vjen era, po ishalla u mbushet mendja e vënë dorë”,-tha një grua.
Ndërsa në zonë po punohet për rikonstruksionin e rrugës ne iu drejtuam bashkisë së qytetit, për të mësuar nëse është duke u procesuar ndonjë projekt edhe për rehabilitimin e kanalit.
Në përgjigjen e saj bashkia thekson se punimet po kryhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe më vonë do të shihet mundësia e mbylljes a rehabilitimit të kanalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit