Krasniqi akuza Kurtit: E tmerrshme ka prishur marrëdhëniet me aleatët e Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike në Kosovë Memli Krasniqi ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania ku ndër të tjera komentoi marrëdhëniet që Kosova ka në këto momente me ndërkombëtarët.
Ai tha se mungesa e gjithë ambasadorëve në ceremoninë e realizuar në ditën e çlirimit ishte tregues i marrëdhënieve të tensionuara që Kosova ka me vendet më të rëndësishme për Kosovën dhe botën.
“Po marr një shembull simbolik, në pritjen zyrtare që organizon për ditën e çlirimit, presidentja, kryeministri dhe drejtori i kuvendit, nuk morën pjesë dhe e bojkotuan të gjithë ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Është hera e parë që ndodh kjo.
Kjo është e tmerrshme! Kjo është ajo që përshkruan më së miri se çfarë mendimi kanë ambasadorët dhe ambasadat e shteteve më të rëndësishme për Kosovën në raport me këtë qeveri dhe me këto institucione.
Të mos flasim që ka pasur edhe deklarime publike të përfaqësuesve të lartë të shteteve të QUINT-it në raport me këtë qeveri. Tashmë ka pasur edhe ndëshkime, nga anulimi i mbledhjeve që lidhen me procesin e stabilizim-asociimit nga ana e BE-së e deri te anulimi i vizitave bilaterale nga ana e SHBA-së dhe deri te ajo që është më e rënda, përjashtimi i ushtrisë së Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s në rajon “Defender 2023”. Pra kemi një qeveri që ka hyrë në një kurs konfrontimi që asnjë të mirë nuk mund t’i sjellë Kosovës”,-tha Krasniqi.
Më tej ai ka komentuar edhe heqjen e licencës së televizionit Klan Kosova: “Vetëm udhëheqësit që kanë karakteristika autoritare dhe diktatoriale i luftojnë mediat në këtë mënyrë. Ka qenë e pabesueshme. Unë nuk e kam besuar kurrë që mund të vinte një moment që Kosova të kërkonte t’i mbyllte gojën një medie të lirë”,-tha Memli Krasniqi për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:10 Kim Jong Un merr pjesë në provën e navigimit të shkatërruesit Kang Kon
- 11:46 Makina del nga rruga në aksin Sarandë–Delvinë, plagoset 16-vjeçari drejtues
- 11:37 Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote
- 11:32 “Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup
- 10:50 Kapet në Kurbin 54-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje (EMRI)
- 10:39 Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri