U la në burg, Ramazan Rraja rekurs në Gjykatën e Lartë

21 Qershor 2023 | 10:05

Ramazan Rraja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Rraja akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ramazan Rraja u arrestua më 19 prill teksa ishte i armatosur me pistoletë në brez e me fishekun në fole, gati për qitje. 30-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijaku, u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës.

Ramazan Rraja sipas policisë, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment në Dubai, por fshihet në trekëndëshin “Durrës-Lezhë -Tiranë”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026