Kante largohet nga Chelsea, francezi zgjedh Arabinë Saudite
Arabia Saudite po merr gjithë vëmendjen e nevojshme duke transferuar yjet e futbollit evropian, ndërsa i fundit në radhë është Ngolo Kante.
Pas 7 vitesh në Londër, francezi i dha lamtumirën Chelseas, ndërsa firmosi për skuadrën e Ittihad. Mesfushori i është bashkuar bashkombësit të tij Karim Benzema, me këtë të fundit i cili pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin tek kampionët e Arabisë Saudite.
Kante ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, ku përflitet se do të përfitojë 25 mln euro në sezon.
Edhe pse në moshën 32-vjeçare, Ngolo Kante cilësohet si një ndër mesfushorët më të mirë në pozicionin e tij, ndërsa kërkohej dhe nga skuadra të tjera në kontinentin e vjetër.
Kante u bë i njohur për Evropën në sezonin 2015-2016 ku ishte pjesë e Leicester Cityt në Premier Leaguen angleze, ku tërhoqi vëmendjen e drejtuesve londinezë.
Në përfundim të sezonit mori ofertën nga Chelsea e më pas ju bashkua këtyre të fundit, ku numëron 190 paraqitje. Në 2016 mori ftesë nga kombëtarja e gjelave, ku ka luajtur 53 ndeshje, madje duke shënuar 2 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje