“Muxhahedinët thyen besimin”, Qiriazi: Operacioni i policisë legjitim, por i vonuar

21 Qershor 2023 | 19:31

Eksperti i sigurisë Redon Qiriazi tha për Euronews Albania se muxhahedinët e vendosur në Manzë, kanë shpërdoruar besimin që qeveria shqiptare u dha duke vënë në rrezik sigurinë e vendit.

Qiriazi tha se operacioni i zhvilluar nga policia ishte  tërësisht legjitim, madje sipas tij ishte i vonuar, pasi edhe më herët ka pasur informacione që në këtë kamp të MEK-ka pasur aktivitete të paligjshme.

“Ajo që unë mendoj është nuk ka qenë vetëm një detyrë legjitime e policisë së shtetit, por ndoshta ka qenë edhe e vonuar, pasi informacione për aktivitetin e tyre ka pasur prej shumë kohësh.

Në fakt Irani është ankuar se brenda kampit organizoheshin sulme kibernetike nga individë të caktuar. Në fakt kjo gjë është përdorur si argument për të legjitimuar një ndërhyrje të mundshme në territorin shqiptar.

Nëse e mbani mend pas largimit të ambasadës iraniane u bë edhe një “kërcënim” në muajin tetor, ku thuhej se veprimet e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e një grupi terrorist që kërcënon sigurinë e Iranit, na legjitimon ne në bazë të të drejtës ndërkombëtare për të ndërmarrë masa mbrojtëse, qoftë këto sulme me dron.

Shteti Shqiptar u ka ofruar atyre azilantëve politik, mbrojtje dhe ky mirëbesim është shkelur”,-tha eksperti i sigurisë Redon Qiriazi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023