Gazetarja përplaset me analistin: Të lutem shumë, mos krahaso Himarën me Veriun
Gazetarja Esmeralda Mulaj dhe analisti Blerim Gashi debatuan gjatë një interviste në Euronews Albania, kur ky i fundit paralelizoi situatën në veriun e Kosovës me Himarën sa i takon njohjes së zgjedhjeve.
Një koment i tillë u kundërshtua nga moderatorja Mulaj, e cila insistoi se është gabim të krahasosh veriun me Himarën, kur mes dy vendeve nuk mund të hiqet një paralele.
Pjesë nga biseda:
Mulaj: E tha vetë Escobar: “Kemi njohur pavarësinë e Kosovës, i kemi qëndruar në krah, kemi ndihmuar në pavarësinë e saj, njohëm zgjedhjet edhe pse me 3%. Ajo që kërkuam ishte mos t’i fusnin në godina për të mos krijuar një situatë tensioni ne veri, ku dihet që aty përplasen edhe shumë interesa”.
Gashi: Në këtë mori që përmende, ta nxjerr një për hatër të analizës edhe që ta kuptojmë si është gjendja. Nesër mund të ngrihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të thonë: “Ne i njohim zgjedhjet si legjitime në Himarë, edhe pse komuniteti grek në Himarë ka vendosur mos të marrë pjesë për shkak të sabotimit dhe ndikimit të politikave greke”.
Mulaj: Tani, ju lutem shumë, mos e krahasoni Himarën me veriun e Kosovës sepsë është gabim fatal dhe nuk ka asnjë lidhje. Unë nuk krahasova Enver Hoxhën me Albin Kurtin, por krahasova izolimin ku kemi jetuar, me atë që ju po pretendoni se mund të mbijetoni dhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Himara nuk ka asnjë paralele me veriun e Kosovës.
Gashi: Ka paralele se keni komunitet grek; fatmirësisht Greqia nuk është Serbi, nuk është hegjemoni.
Mulaj: Ka minoritet grek, por nuk ka grekë që as e administrojnë, as e qeverisin, as e drejtojnë Himarën. Ka pasur shqiptarë vazhdimisht.
Gashi: Supozojmë, nuk e kontestojmë ne që s’është shqiptare. Këtu është argumenti i zotit Kurti dhe qeverisë kosovare, ato nuk janë komuna serbe, ato janë komuna kosovare.
Mulaj: Po pra, por ne nuk kemi administrim ndërkombëtar, nuk kemi as KFOR-in, as UMNIK-un.
Gashi: As ne nuk kemi administrim ndërkombëtar. Republika e Kosovës është nga 2008-ta e pavarur.
Mulaj: Po edhe kufijtë ja mbron KFOR-i.
Gashi: Po na mbron sovranitetin e jashtëm, por ne kemi edhe ushtrinë tonë me ligj.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton