“Kapen vilat e gruas e ish-gruas së Ahmetaj”, Lela: 80 mijë euro në ditë ikin për…

22 Qershor 2023 | 22:11

Gazetari Alfred Lela ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania për të folur rreth marrjes në pyetje për rreth 6 orë të Arben Ahmetaj në SPAK.

Lela tha se për të gjeja më e rëndësishme janë se ku shkojnë paratë. Ai tha se nuk i intereson se çfarë është gjetur në vilat e gruas së Arben Ahmetaj, pasi sipas tij gjëja e parë që duhet të bëjë SPAK është të vendos sekuestro për gjërat që nuk punojnë, por marrin lekë, pasi sipas tij, 80 mijë euro në ditë por shkojnë për inceneratorin.

“Ku shkojnë paratë? Pse nuk ndalet hemorragjia e qindra mijëra eurove në ditë dhe miliona eurove në fund të vitit. Mua nuk më duhet fare se çfarë i kanë gjetur në vilë Arben Ahmetaj, te vila e gruas apo te vila e ish-gruas. Këto janë OFL-ja e dytë, bëjnë spektakël për të mos gjetur se kush i ka marrë paratë.

SPAK-u mund të bëjë disa gjëra që janë të thjeshta si për shembull të vendos në sekuestro ato gjëra që nuk punojnë por marrin lekë. Ç’më duhet mua se sa orë rri Arben Ahmetaj, kur edhe ditën që Arben Ahmetaj ka ndejtur 6 orë, 80 mijë euro i shkojnë diçkaje që nuk ekziston”,-tha gazetari Alfred Lela.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026