“Deklaratë skandaloze”, analisti kritikon qëndrimin e Borrell për situatën në Kosovë
Analisti Fidan Ukaj ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku ndër të tjera foli edhe për deklaratën e dhënë një ditë më parë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell I cili tha se është i alarmuar për situatën në veri të Kosovës.
Borrell ka kritikuar mes të tjerave Kosovën për arrestimet e të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe për marshimin e rregullt të Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore.
Sipas analistit Ukaj , kjo deklaratë e Borrellit, është skandaloze pasi nuk e ndihmon aspak shtensionimin e situatës, e për më tepër shton Ukaj, heshtja e të gjitha ambasadave KFOR-it dhe EULEX-it për arrestimin, tregojnë se këto arrestime të realizuara nga policia e Kosovës kanë qenë të ligjshme.
“Zoti Borrell dha një deklaratë skandaloze. Unë mendoj se zoti Borrell ka informacionin e duhur në Kosovë, si nga ana e EULEX-it edhe nga ana e KFOR-it se a kanë qenë apo jo arrestimet në harmoni me vendimet e gjykatave, sepse unë e besoj dhe jam i bindur se policia nuk ka shkuar me kokën e saj, apo me urdhrat e kryeministrit, apo me fotografi që të arrestojë njerëz.
Mos reagimi i ambasadorëve në Kosovë, apo i EULEX dhe KFOR tregojnë se këto arrestime kanë qenë të bazuara në ligj. Ndaj një deklaratë si e Borrellit, konsiderohet skandaloze, pasi një deklaratë e tillë nuk e shtensionon situatën, nuk i afron palët, përkundrazi i largon dhe zoti Lajçak dhe Borrell nuk janë në pozicionin që të japin deklarata të tilla. Ai ka dhënë deklarata të pamatura dhe më pas “i ka rënë pishmanit”,-tha analisti Ukaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve