Rebelimi i Wagner, strategji e Putin? Osmani: Mund të mos jetë luftë e hapur por…

24 Qershor 2023 | 17:44

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani ishte i ftuar këtë të shtunë në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për rebelimin e grupit të Wagner ndaj Kremlinit.

Osmani tha se këtu ka disa zhvillime të cilat jo të gjitha janë të dukshme dhe hodhi hipotezën se kjo mund të jetë edhe iorganizuar e gjitha nga vetë presidenti Putin i cili mund ta përdorë grupin Wagnër për të kryer një sulm bërthamor taktik ndaj Ukrainës, si një aibi, për të thënë se këtë e ka bërë një grup I cili nuk është nën pushtetin e tij.

“Këtu ka disa zhvillime të cilat janë jo gjithmonë të qarta nga syri sipërfaqësor. Nuk lejohet ta shikojmë gjithçka është duke ndodhur, pasi ka edhe versione të tjera që kjo mund të jetë organizuar edhe vetë nga Vladimir Putini në një tentativë të tijën për të organizuar një sulm bërthamor taktik në përgjigje kundër perëndimit, apo kundër ofensivës Ukrainës, duke “ia lënë topin” forcave Wagner, pasi njoftohet se në këtë moment forcat Wagner kanë marrë një nga stacionet ku gjenden armë bërthamore të Rusisë.

Këtu rrezikohet gjithashtu se mos ndoshta Wagner është në një rol të mirëkoordinuar me Putninin në mënyrë që të organizojë një kundërofensive me sulm bërthamor taktik, që Putini të dal më pas e të thotë se nuk e ka bërë Putini, por e ka bërë një grup që nuk udhëhiqet nga ai. Por këtu jemi në hamendësime, gjithçka do bëhet më e qartë në orët në vijim”,-tha Kreshnik Osmani.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026