“Fëmijë i përkëdhelur”, gazetari: Si ushtruan dhunë muxhahedinët në panair në Durrës

25 Qershor 2023 | 21:07

Gazetari Gjergji Thanasi tha se organizata e MEK ka qenë si fëmijë i përkëdhelur deri më tani.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se kohë më parë muxhahedinët ushtruan dhunë ndaj qytetarëve në një panair në Durrës.

Mes të tjerash ai theksoi se në atë kamp ka shumë krime, duke nisur që nga ndërtimet pa leje që janë bërë.

“Organizata e MEK ka qenë si fëmijë i përkëdhelur. Ishin muxhahedinët që në një panair libri në Durrës përdorën dhunë. Nuk shkuam ne në Manzë, erdhën ata në Durrës, thjesht tani kalamanit të përkëdhelur i hoqën biberonin. Policia nuk përdori gazlotsjellës dhe nuk pati asnjë këmbë ushtari në kamp. Aty po të hysh është këmbë dhe krim. Janë 17 ndërtesa pa leje. Kemi të bëjmë me një rrezik për sigurinë kombëtare. Jemi me fat që kryeministri e kthjellua sepse do kishim pasoja shumë të rënda”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026