Ukraina: Kemi çliruar 130 kilometra katrorë prej nisjes së kundërofensivës
Forcat ukrainase e kanë rikthyer kontrollin e 130 kilometrave katrorë në jug, prej nisjes së kundërofensivës, ka thënë zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar më 26 qershor.
Ajo ka thënë përmes kanalit të saj në Telegram se ushtria ukrainase vazhdon të avancojë në Melitopol dhe Berdjansk, që gjenden në rajonin Zaporizhja, pavarësisht rezistencës së ashpër ruse dhe humbjeve “të konsiderueshme” në njerëz dhe pajisje, shkruan REL.
Sipas saj, përgjatë vikendit, zona e territoreve të çliruara është rritur për 17 kilometra katrorë.
“Në total, prej nisjes së kundërofensivës, zona e çliruar në jug shkon në 130 kilometra katrorë”, ka thënë ajo.
Ndaras, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka thënë në raportin ditor më 26 qershor se, forcat ukrainase kanë zmbrapsur me sukses sulmet ruse në rajonet e Donjeckut, dhe i kanë zmbrapsur 36 sulme në Liman, Bahmut, Avdivka, Marinaka dhe zona tjera përreth.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë
Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë