Rebelimi i Wagner! Deputeti ukrainas flet ekskluzivisht për Euronews Albania
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse kreu i Wagner do të vazhdonte ofensivën e tij në Rusi, situata në Ukrainë do të ishte de-përshkallëzuar.
Sipas tij Prigozhin u pagua për mos të vijuar me rebelimin e tij. Përmes një mesazhi audio lëshuar luftëtarëve të tij, ky i fundit kërkoi nga trupat e Wagner të kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”.
“Ishte përpjekje e pastër për grusht shteti, por për fat të keq ndaloi shumë shpejt. Nëse do të vazhdonte, lufta në Ukrainë do të kishte përfunduar, pasi liderët rusë dhe kreu i Wagner do të ishin shumë të zënë duke u marrë me njëri tjetrin. Si përfundim Prigozhin nuk e vazhdoi ofensivën e tij, Putin bëri një marrëveshje me të.
Mercenarët e Wagner morën një nga qytetet kryesore në kontroll dhe pas reagimit të tyre u falën, u dha para dhe gjithçka u zgjidh. Më vjen keq ta them, por nuk bëhet fjalë për një vend të civilizuar në këtë rast,” – u shpreh Goncharenko.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq