“Folën për muxhahedinjtë, por heshtën për Ahmetajn”, Lita: Pse “e qep gojën” opozita
Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania se është e çudithme heshtja e opozitës për rastin e Arben Ahmetaj.
Sipas tij opozita do duhet ta trajtonte në favorin e saj këtë çështje, ai tha se edhe për muxhahedinjtë, deputetët opozitarë kanë folur në parlament, ndërsa për rastin e ish-zëvendës kryeministrit Ahmetaj, ata e kanë “qepur gojën me fije mëndafshi”.
“Më e bukura e aferës së Arben Ahmetaj është se opozita e vërtetë nuk flet. Komshinjtë e tij në Gjirin e Lalzit kanë heshtur. Ditën e marrjes së tij ata deklaroheshin në parlament muxhahedin, a thua ishin opozita iraniane në Shqipëri dhe jo opozita e vendit tonë dhe e qytetarëve, ku duhej komentuar dhe gjykuar se përse një ish-zyrtar shumë i lartë i qeverisë së Edi Ramës ka mbi shpinë katër akuza.
Dhe janë akuza të rënda siç është korrupsioni, për të cilin mund të bësh 4 deri në 20 vite burg. Opozita duhet të kishte interes ta kalëronte këtë çështje, por si duket komshinjtë e tij n ë Gjirin e Lalzit, kanë qepur gojën me fije mëndafshi”,-tha gazetari Lita.
LEXONI GJTIHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së