Bayern nuk gjen qetësi, Tuchel përplaset me drejtuesit e rinj, shkak bëhet merkato
Titulli i 11-të radhazi i fituar nga Bayern në Bundesligën gjermane nuk është shijuar së tepërmi nga drejtuesit e klubit, të cilët synojnë të sjellin një tjetër fytyrë.
Ardhja e Thomas Tuchel, largimi i dyshes Kahn Salihamidzic dhe rikthimi i Hoenes Rummenige, sërish nuk kanë sjellë qetësi. Tekniku i ri, i cili më parë ka drejtuar dhe Dortmundin është përplasur me drejtuesit e rinj.
Shkak këtë herë është bërë merkato, që ndryshe nga premtimet e bëra pak muaj më parë, tanimë është krejt e kundërta. Bayern e bindi Tuchelin duke i premtuar dorë të lirë në merkato, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë, e thënë ndryshe nuk ka ndodhur asnjëherë. Skuadra është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa në planin e dyshes drejtuese është bomberi Harry Kane, i cili ka një vlerë të lartë në merkato. Afrimi i tij do të ulte ndjeshëm buxhetin për nënshkrimet e tjera, ndaj trajneri Tuchel e ka kundërshtuar.
Sipas tij, duhet të ruhet struktura aktuale, ndërsa forcimi do të ndodhë në mesfushë, aty ku Kimmich me shumë mundësi nuk do të ketë koleg reparti Leon Gortzkan. Ky ishte një tjetër vendim i kundërshtuar nga Hoennes dhe Rummenige, të cilët e cilësojne mesfushorin pjesë të skuadrës. Kujtojmë se përplasje të tilla, mes drejtuesve dhe trajnerit Naggelsmann cuan në shkarkimin e këtij të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh