Spahiu: Vuçiç u tregua dinak, liroi policët që presioni i SHBA të kaloj tek Kosova

26 Qershor 2023 | 19:23

“Lajm i shkëlqyer, por ka disa bishta mbrapa”, kështu e komentoi juristi Kreshnik Spahiu lirim e tre policëve të Republikës së Kosovës duke thënë se ata nuk u pritën nga askush nga zyrtarët e Kosovës pas lirimit në kufi, pavarësisht “teatrit” që u bë në kurriz të tyre.

Ai tha se kjo situatë ka qenë e mirëmenduar nga presidenti Vuçiç, pasi sipas Spahiut, Vuçiç sot ka plotësuar kërkesën e SHBA-së dhe në këtë formë presioni i Amerikës tashmë do kalojë vetë2m te Kosova e cila duhet të përmbushë katër kërkesat

“Kjo është lojë e drejtpërdrejtë e Vuçiç-it, ai i arrestoi me qëllim për të bërë hapin e sotëm që do të thotë në paketën e kërkesave që i është bërë Kurtit dhe Vuçiçit janë katër kërkesa për Kosovën dhe një për Serbinë. Sot Vuçiç realizoi kërkesën e SHBA-së dhe nga sot presioni kalon në palën shqiptare.

Albin Kurti duhet të tërheqë trupat nga veriu, policinë dhe të lëri KFOR-in, duhet të tërheqë kryetarët e komunave, duhet të shpalli zgjedhjet në veri të Kosovës dhe duhet t’i japë zgjidhje Asociacionit  në veri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026