“Oversport” humbet të drejtat, futbolli shqiptar pa transmetues
Një vit pasi siguroi të drejtat e transmetimit të Superligës shqiptare, Kupës, Superkupës e Kategorisë së Parë, kompania Oversport nuk mund të vijojë më të bëjë diçka të tillë.
FSHF ka bërë me dije ndërprerjen e marrëdhënieve mes palëve, ndërsa në një reagim të bërë prej tyre, thuhet se kjo ka ardhur pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Oversport”.
“FSHF bën me dije se ka ndërprerë kontratën me shoqërinë “Oversport” që kishte fituar të drejtën e transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë. Ky vendim i FSHF-së ka ardhur pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Oversport”. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të FSHF-së për të rivendosur bashkëpunimin në një modul të arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e FSHF.
Menjëherë pas vendimit të marrë nga FSHF, ka reaguar dhe Over Sport në rrjetet sociale.
“Oversport krejt papritur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalet e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash. Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë”, thuhet në reagimin e Oversport.
Kujtojmë se kontrata për transmetimin e eventeve në fjalë është për 3 sezone, ndërsa shuma e paguar ishte 1.2 mln euro.
Burimet për Euronews Albania pohojnë se vendimi është marrë prej disa ditësh, ndërsa menjëherë ishte vënë në dijeni dhe kompania në fjalë, teksa nuk dihet se si do të vijojë procedura për transmetimin e eventeve sportive.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në