Prifti: Universitetet janë kthyer në fabrika, po nxjerrin pompistë, jo profesionistë
Pedagogu Rezart Prifti tha në emisionin Now në Euronews Albania se buxheti për arsimin vidhet dhe asgjë nuk shkon realisht për arsimin.
Ai u shpreh se është kundër mbylljes së universitetit të Korçës, edhe pse siç tha, është fabrikë letrash, por për interesa më të larta duhet të mbahet hapur.
Sipas Priftit, universiteti i Korçës dhe të gjitha universitet rajonale janë kthyer në fabrika multifunksionale ku studentët marri diploma të të gjitha degëve, por nuk bëhen profesionistë.
“Universiteti i Korçës dhe të tjerat rajonale janë kthyer në fabrika mulifunksionale, si qendra tregtare ku ti futesh dhe i blen të gjitha; nuk mund të hysh në një universitet dhe të dalësh dhe për letërsi, dhe gjeografi, dhe xhenerik, dhe pompist. Gjirokastra ka qenë e njohur për letërsinë, Durrësi për turizmin. Filiali në Sarandë ka ekonomik, por ka edhe anglisht dhe infermieri, se për çfarë i duhen 200 infermierë Sarandës? Ti je port, ke turizëm, të erdhi tani kompania më e madhe e koncesioneve, duan punonjës, nuk ka. Po hanë dynjanë ata”, tha pedagogu.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse po shkrihet universiteti? Korça humbi 4000 studentë në 7 vite
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve