Eurodeputeti austriak kundër Lajçak: Po dëmtoni procesin, presion vetëm ndaj Kosovës

28 Qershor 2023 | 15:56

Miroslav Lajçak duhet të dorëhiqet. Zërat kritikë ndaj punës që i dërguari i posaçëm i BE-së ka bërë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar.

Gjatë seancës në Komitetin e Parlamentit Europian për Politikën e Jashtme, eurodeputeti austriak Thomas Ëaitz, tha se qëndrimet e Lajçak në raport me tensionet mes dy vendeve e kanë ulur besueshmërinë tek dialogu i ndërmjetësuar.

“Si e konsideroni ju një marrëveshje që nuk u firmos me sukses nga të dyja palët?! Ku realisht shihni ju sukses në punën tuaj në katër vitet e fundit? Në komunikimin tonë po duket sikur agresioni erdhi nga Kosova, ndërsa atë e organizoi Serbia, mercenarët erdhën nga Serbia dhe sulmuan KFOR-in. Dhunuesi është gjithmonë dhunues. Kështu që ne vërtet dhamë një përshtypje të keqe me mbrojtjen e dhunuesve, ndërsa sulmojmë viktimat e agresionit, edhe nëse mendojmë se disa lëvizje politike ishin të gabuara. Kjo është duke e minuar kredibilitetin tonë në rajon”- tha Thomas Waitz, eurodoputet i Austrisë.

Eurodeputeti austriak ka kërkuar që njësoj si për Kosovën, kërkesat dhe presioni të jenë I njëjtë edhe për Serbinë, e cila në këndvështrimin e tij, po favorizohet padrejtësisht.

“Ju shtroni të gjitha kërkesat që keni ndaj Kosovës, se çfarë duhet të bëjë, kurse ndaj Serbisë nuk thoni një pikë të vetme çfarë duhet të ofrojë . Dhe gjithë ato deklarata për orientimin rus të Serbisë, vazhdimin e agresionit, çfarë sinjali mendoni se i jepni atyre qindra mijë protestuesve që janë ngritur kundër regjimit të Vuçiçit?! Jeni duke i shkurajuar? Unë personalisht do t’ju pyetja ju për rolin tuaj në këtë”- shtoi ai.

Sipas drejtorit të përgjithshëm për zgjerim në Komisionit Europian, Jan Koopman, Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026