‘Nuk largohem nga Bayern’, Mane komenton situatën aktuale: Sherre të tilla ndodhin

28 Qershor 2023 | 16:07

Bayerni i Mynihut vijon përforcimet për sezonin e ri futbollistik, ndërsa Harry Kane është emri më i ri i cili pritet tu bashkohet rekordmenëve të Gjermanisë. Tratativat janë drejt përfundimit, ndërsa ardhja e tij në Allianz Arena do të thotë që një tjetër sulmues duhet të largohet nga klubi.

Situata është jo e qetë, ndërsa një nga lojtarët që nuk preferohet nga Tuchel është Sadio Mane. Sulmuesi senegalez ka pohuar se nuk dëshiron të largohet nga kampionët e Bundesligës, por vendimi i takon klubit.

 “Po, me dëshirën e Zotit do të qëndroj te Bayerni. Mua më pëlqejnë sfidat dhe Bayerni është një sfidë e madhe. Tani më takon mua të bëj gjithçka siç duhet. Ishte një sezon shumë i komplikuar. Mund të ndodhë, nuk ishte surprizë. Është normale”.

Më tej ai ka folur dhe për sherrin me shokun e skuadra Leroy Sane, të cilin e goditi me grusht.

“Sherri me Sane? Gjëra të tilla mund të ndodhin. Shkoi ashtu siç shkoi. Në fund arritëm të zgjidhnim problemin e vogël mes nesh. E kemi lënë pas krahëve atë ngjarje, i takon së kaluarës. Do të përpiqemi të luftojmë së bashku që klubi të arrijë qëllimet e tij sezonin e ardhshëm”.

Bayerni i Mynihut mbylli një nga sezonet më negative të viteve të fundit në Gjermani, ndërsa e shoqëroi dështimin me largimin e disa prej drejtuesve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026