Aksident në Korçë, motori përplaset me trafikndarësen, drejtuesi në gjendje të rëndë
Një tjetër aksident me një të plagosur rëndë ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Maliq – Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec, vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës.
Një motoçiklist ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas mjeti dyrrotak i ka dalë nga kontrolli duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, përplasje e fortë e cila ka sjellë dhe “fluturimin” për më shumë se 10 metra për të përfunduar poshtë kanalit te rrugës kryesore ndërkohë që motori ka ikur zvarrë në mes të rrugës.
Megjithëse me drejtuesi i mjetit ka qenë më një skafandër jo funksionale ka marrë plagë të shumta në koke dhe trup, duke rënduar shume situatën shëndetësore të tij.
Burime spitalore janë të rezervuara për gjendjen e të aksidentuarit ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet.
Sipas ekspertëve dy janë arsyet, shpejtësia tej normave të lejuara si dhe konsumimi i alkoolit nga ana e motoçiklistit.
Ditën e sotme ky është aksidenti i tretë në rrugen nacionale Zotilan – Bulgarec, i pari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, me vone ne kryqëzimin e Maliqit dhe ky i pasdites së sotme në afërsi të fshatit Bulgarec. Të tre këto aksidente janë më dëmtime shumë të rëndë, njeri është nisur me helikopter drejt Traumës për mjekim më të specializuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve