Ndryshime në komisariate, emrat e rinj të emëruar në Sarandë, Shkodër dhe Krujë
Disa ndryshime ka pasur këtë të premte në komisariatet në Sarandë, Shkodër dhe Krujë.
Shefi i ri i Komisariatit në Sarandë është emëruar Gerald Toska, i cili zëvendëson në këtë detyrë Oltion Agollin.
Agolli u emërua në krye te Komisariatit të Sarandës në janar 2023, emërohet tashmë specialist ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Shtetit.
Kryekomisari Gerald Toska ka 18 vite punë në strukturat e hetimin. Detyra e fundit drejtuese ka qenë Shef Komisariati në Komisaritin e Policisë Mallakastër.
Ka patur edhe lëvizje te tjera në polici. Kreshnik Almadhi emërohet shef i komisariatit Krujë, duke zëvendësuar Elton Shahinin; ndërsa në Shkodër zv Drejtor për Krimin është emëruar Saimir Duro. Këto ditë priten lëvizje masive në nivel komisariatesh dhe pozicionesh drejtuese pas miratimit të strukturës së re të policisë së shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve