Broja ‘trazon‘ rrjetin, mesazhi i koduar i sulmuesit shqiptar për Chelsea-n
Situata tek Chelsea vijon të jetë e paqartë, ndërsa drejtuesit e klubit kanë ndërmarrë lëvizje të shumta.
Me afrimin e trajnerit Pochettino edhe taktikat e skuadrës kanë ndryshuar, me këtë të fundit që përpiluar listën me lojtarët që duhet të largohen. Në anën tjetër nuk kanë munguar as përforcimet me sulmuesin Christoph Nkunku apo dhe Nicolas Jackson.
Ky i fundit duket se nuk është pritur mirë nga sulmuesi shqiptar Armando Broja, që menjëherë sapo skaudra ka prezantuar senegalezin, ka postuar një foto në rrjetet sociale. Simboli ngjyrë blu dhe dy pikëçuditje, ndërsa në sfond është 21-vjecari në stadiumin në Stamford Bridge. Kanë qenë tifozët londinezë dhe mediat e ndryshme britanike ato të cilat kanë interpretuar postimin e Brojës, ndërsa duket qartë se është një mesazh i koduar.
Vetëm pak kohë më parë nisi stërvitjen, duke lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për disa muaj, madje mori dhe konfirmimin nga trajneri Pochettino. Duket se llogaritë nuk janë bërë mirë nga argjentinasi, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë vendim i paparashikueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut