“Jemi ne viktima, jo agresori”, Kusari-Lila: E treguan fytyrën, rrëmbyen policët

2 Korrik 2023 | 17:25

Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk duhet të ngatërrojmë agresorin me Viktimën.

Ajo tha se Kosova nga qana e saj ka treguar gatishmërinë që të bashkëpunojë në mënyrë që edhe veriu të funksionojë si çdo pjesë tjetre e Kosovës. Por këtë po e ndalon presidenti i Serbisë.

Ajo tha Vuçiç ka qëndruar në krahë të Milloshevioçit e ne duhet të ndalojmë së “mbajturi me të mira” agresorin i cili “po hiqet si demokrat”, pasi sipas saj ai e tregoi fytyrën me rrëmbimin e tre policëve. Kusari-Lila tha se duhet të ishte Vuçiç ai që do ndëshkohej nga ndërkombëtarët e jo Kurti.

“Qeveria e Kosovës ka gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar që edhe veriu të funksionojë si çdo pjesë tjetër e Kosovës, a do shfaroset krimi, natyrisht që jo pasi ka edhe në vende të tjera, por të paktën liria e lëvizjes, pjesëmarrja në zgjedhje, punësimi, të mos jenë të diktuarat nga bandat e drejtuara nga Beogradi për t’u bërë presion serbëve në veri.

Raporti i fundit ka treguar se presioni kryesor ndaj tyre nuk bëhet nga qeveria, por nga Beogradi, ndaj është Vuçiçi ai që duhet të kritikohet e jo Kurti.  Ne nuk ishim agresori, duhet të ndalojmë së mbajmë me të mirë një ish-agresor duke besuar se ai u bë demokrat. Ai e tregoi se çfarë agresori është, ata hynë lidhën tre pakicë kufitar të Kosovës dhe i rrëmbyen”,-tha për Euronews Albania, Mimoza Kusari-Lila.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026