“Nga e enjtja ikin shirat”, parashikimi i motit për javën
Meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se nga dita e enjte reshjet do të pakësohen.
Sipas tij, e hëna do të ketë më shumë kthjellime se reshje, ndryshe nga fundjava që lamë pas.
“Dita e martë dhe dita e mërkurë do të ketë vranësira më të shpeshta. Do të ketë shtim të lagështirës në ajër, çka do të bëjë që të ketë reshje shiu përgjatë zonave lindore dhe pjesërisht gjatë pjesës së ulët. Herë pas here, në zonat lindore, në verilindje dhe juglindje pritet të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra, ndërsa zonat bregdetare do të mbeten në dominimin e motit të qëndrueshëm, edhe pse vranësirat do të jenë disi më të shpeshta në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës,” – u shpreh Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur