Zelensky: Do të fitojmë, s’i tolerojmë pushtuesit

3 Korrik 2023 | 10:39

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është zotuar të intensifikojë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në jug të vendit.

Gjatë një vizite në qytetin port të Odesës, ai është shprehur optimist se Ukraina do ta fitojë luftën, shkruajnë mediat e huaja.

“Së bashku do të fitojmë. Brigjet e Ukrainës nuk do t’i tolerojnë kurrë këta pushtues… Armiku padiskutim, nuk do të diktojë kushtet në Detin e Zi”, tha ai.

Derisa vizitoi komandantët ushtarakë në Odesa dhe ushtarët e plagosur në spital, Zelensky tha se “pushtuesit do të shqetësohen për afrimin e Krimesë tonë ukrainase dhe bregdetit tonë në Detin Azov.

Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si i Ukrainës, ndërsa qytetet në Detin Azov janë pushtuar nga trupat ruse gjatë luftës 16-mujore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026