Detaje nga takimet me Clinton, Spahiu: Po të vinte në Kosovë kishte më shumë kuptim

3 Korrik 2023 | 11:32

Diplomati Avni Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka asnjë njeri që nuk ka respekt për Bill Clinton mbi të gjitha për çfarë ka bërë për Kosovën dhe popullin e saj.

Sipas tij kjo vizitë përkthehet si nderim për Shqipërinë dhe jo vetëm, por edhe për Kosovën e gjithë kombin shqiptar.

“Do të prisja që ai ta bënte këtë vizitë në Kosovë sepse sivjet kemi 15 vjet të vendosjes diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, 23 vjet nga ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i Kosovës, kështu që vizita do të kishte një domethënie të plotë për Kosovën, por megjithatë mendoj se është një ngjarje mjaft e rëndësishme,” – u shpreh Spahiu.

Ai tregoi se me Clinton është takuar 3 herë. Për herë të parë kanë qenë me ish-presidentin Ibrahim Rugova. Porosia më e vyer që mban mend prej tij është dhe shprehja që bëri bujë, “ne fituam luftën, ju fitoni paqen”.

“Gjithmonë është interesuar se si po shkojnë punët në Kosovë, si po ndërtohet shteti, si po ndërtohet demokracia, si po vendosen institucionet demokratike në Kosovë, në shtetin për krijimin e të cilit u përkujdes aq shumë,” – tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026