Berisha: Thoni rroftë drejtësia se iu mbyllen dosjet, ata te 313 janë më mirë se ju

3 Korrik 2023 | 15:53

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza në drejtim të drejtësisë si dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Berisha tha se mazhoranca është krenare me drejtësinë, pasi sipas tij ajo drejtësi po iu mbyll dosjet.

“Ulsi, krimi elektoral i yti do të ndjekë gjithë jetën ty, se 10 herë më mirë të ishte Ymer Lala në atë vend sesa ti, të jesh i qartë është më sinqertë e ti je hipokrit. Kjo nuk është dita e drejtësisë, si mund të jetë dita e drejtësisë? Është dita e turpit. Merret dhe arrestohet Gjushi, po Erion Veliaj, a nuk është shumëfish i Gjushit? A nuk është njeriu që po taton qytetarët e Tiranë 18 euro më shumë për djegësin që nuk ekziston mbi tokë. Veliaj që thoshte skapin e kam në dorë dhe do t’ia vërsul Dukës së futbollit? Tani me cilën drejtësi vini ju në parlament, më thoni ju mua? Ç’lidhje keni ju me drejtësinë, të gjithë jeni kontigjent për 313. Prandaj thoni rroftë drejtësia se për ju dosjet mbyllen, se për ju nuk ka dosje, nuk guxojnë”, – tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026