Tonali braktis Milanin, zyrtarisht lojtar i ekipit të Premiere League
Newcastle ka zyrtarizuar transferimin e Sandro Tonalit nga Milani, me mesfushorin 23-vjecar që ka nënshkruar për 5 sezone. Ka qenë skuadra e “qymyrxhinjve” ajo e cila ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes për një vlerë rreth 70 mln euro plus bonuse, ndërsa kontrata është me të drejtë rinovimi. Tonali luajti për dy vite me kuqezinjtë, aty ku numëron afro 100 paraqitje, ndërsa kishte shprehur dëshirën për të qëndruar në San Siro.
Ekipet angleze vijojnë të punojnë fort sa i përket transferimeve, e këtë herë bëhet fjalë për kampionët e Man Cityt. Qytetarët pasi nuk arritën të bindin dot mesfushorin Joshua Kimmish, tashmë janë me sytë drejt Frenkie de Jong. Holandezi është një dëshirë e trajnerit Guardiola. Nga skuadra pritet gjithashtu të ketë largime, teksa njëri prej tyre është Aymeric Laporte. 29-vjeçari nuk po gjen hapësira në skuadër, ndërkohë në garë është futur dhe Juventusi.
Një tjetër lëvizje e bujshme është dhe ajo e mesfushorit anglez Mason Mount, i cili është shumë pranë akordit me Manchester United. Situata jo e qetë në Stamford Bridge ka bërë që Mount të mendoje largimin, ndërsa Old Traford është destinacioni i radhës, ndërsa djajtë pritet të paguajnë 60 mln paundë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)