“Falë teje familja ime jeton”, Clinton: Takimi me kamarierin nga Kosova, emocionues

3 Korrik 2023 | 20:27

Ish-presidenti Bill Clinton tha në fjalimin e tij të mbajtur këtë të hënë në Tiranë se që pas largimit nga shtëpia e bardhë ka pasur disa momente që i kanë mbetur në mendje e një prej tyre ka qenë takimi me një kamarier nga Kosova.

Ai tha se djali i ishte ulur në gjunjë dhe e kishte falenderuar pasi prej tij familja e tij është ende gjallë.

“Prej kohës kur kam lënë shtëpinë e Bardhë më kanë ndodhur dy gjëra mjaft interesante. Një herë në një darkë private me 12 persona në New York, një kamarier erdhi që të merrte porosinë, pa se kush ishte aty, uli tabakan dhe u ul në gjunjë. Ai më pa dhe më tha, falë teje familja ime është gjallë.

Njerëzit me të cilët isha, nuk e kishin idenë se ç’po ndodhte. U thash se ishte shqiptar nga Kosova. Pastaj ai foli pak me njerëzit aty u tha se çfarë kishte kaluar. Vazhdoni kështu, mos i hidhni njerëzit poshtë bëni që kur njerëzit të vijnë te ju ata të duan që vendi i tyre të bëhet më shumë si e juaja”,-tha Bill Clinton.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026