Tentoi të vriste me thikë një person, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari

4 Korrik 2023 | 13:13

Një 36-vjeçar me inicialet F.K. është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vriste me thikë një 65 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e djeshme dhe mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Mësohet se 65-vjeçari me inicialet A.SH. është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme

“Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vriste me thikë një shtetas tjetër, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit,  si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026