Bumçi: Refuzimi i Kurtit? Rama e ka fajin për gjithçka
Ish-deputeti i partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Edi Rama është fajtori për tensionin e krijuar mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
Sipas tij, Rama ka ka shpërfillur Kosovën, që është një shtet i pavarur, duke mos u kosultuar në asnjë moment me kryeministrin Kurti për nismat në emër të Kosovës.
“Është e trishtë dhe tregon një gjendje shumë të rëndë të pafalshme, ku ka arritur niveli i marrëdhënieve në një kohë që Kosova përballet me një situatë kur përballet me agresionin serb. Dhe në këtë përpjekje për të krijuar trazira në veri të Kosovës, në këtë moment delikat kjo është e pafalshme dhe përgjegjësi e plotë e Ramës. Është shumë e thjeshtë; Rama anuloi mbledhjen e 2 qeverive, s’kishte asnjë arsye ta bënte atë. E dyta, Rama nuk konsultohet me kryeministrin Kurti kur propozon një paketë për asociacionin”, tha Bumçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve