Ballauri: Atij që vjedh i pritet dora, nuk mund të zbatohet më ligji i Sheriatit

6 Korrik 2023 | 09:08

Aktivistja Elsa Ballauri tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se në kohët moderne nuk mund të zbatohet më ligji i Sheriatit, duke komentuar kështu dhe situatën aktuale në Afganistan.

Sipas saj nëse në ligjin e Sheriatit thuhej se atij që vjedh i duhet prerë dora, një praktikë e tillë nuk mund të zbatohet sot, sepse duhet parë dhe konteksti historik i krijimit të atij ligji 700 vite më parë, që sigurisht s’mund të përdoret pas evoluimit të kohës.

“Njerëzit dalloheshin nga feja, mysliman apo i krishterë. Nuk thoshte njeri kaq shumë bullgarë, shqiptarë, grek etj. Identiteti fetar edhe te ne ka ngelur akoma shumë i fuqishëm, jo më pastaj në vende të cilat nuk kanë as Kushtetutë, por kanë Kuran. Nuk mund të thuash tani që ligji i Sheritatit duhet zbatuar në kohët moderne, ndërkohë që është bërë 700 vjet përpara dhe në një kohë që ishte e domosdoshme të bëhej sepse ne nuk shohim kontekstin historik. Nuk mund t’i presësh dorën atij që vjedh siç thotë Sheriati, nuk mundet gruaja të mbyllet komplet sepse kohët kanë evoluar,” – u shpreh Ballauri.

Talebanët kanë urdhëruar mbylljen e salloneve të bukurisë në Afganistan, ka thënë një zëdhënës i qeverisë. Kjo vjen pasi talebanët ndaluan gratë nga arsimi universitar, hapësirat publike dhe shumica e formave të punësimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024