“Mos u bëni mish për top”, Balla: Studentët e mjekësisë që s’firmosin të paguajnë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se studentët e mjekësisë do të tërheqin diplomën pas përmbushjes së detyrimit për punësim.
Sipas tij, për gjithë ata që nuk pranojnë zgjidhja është e thjeshtë.
“Gjithçka është parashikuar. Ata që nuk pranojnë ta nënshkruajnë këtë marrëveshje, është shumë e thjeshtë, do të paguajnë detyrimin, shumë e thjeshtë sepse është investim publik dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Prandaj ju nuk keni për ta gjetur kurrë rrugën,” – u shpreh Balla.
Ai kujtoi se si kanë dalë kundër në çdo projekt që ka nisur mazhoranca dhe sot është vërtetuar se kanë qenë gabim.
“Mos u bëni mish për top në një gjë që i bën mirë një interesi publik. Mos harroni, jeni këtu në këtë sallë për interesin e madh kombëtar të shqiptarëve, ajo pjesë e shqiptarëve që ju ka sjellë këtu,” – u shpreh Balla.
Projektligji për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë ka kaluar me procedurë të përshpejtuar në Parlament me 64 vota pro dhe 24 kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West