Nis vizita e Ramës në Shkup, pritet nga homologu Kovaçevski
6 Korrik 2023 |
11:18
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup mëngjesin e kësaj të enjteje në kuadër të turit të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor për përgatitjet për Procesin e Berlinit.
Ai u mirëprit nga homologu Dimitar Kovaçevski.
Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, Rama niset për Kosovë, aty ku ka të konfirmuar një takim me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën, ndërsa me Albin Kurtin ende nuk ka një konfirmim.
Kryeministri e kishte vendosur në agjendë takimin me Kurtin edhe pse ky i fundit kushtëzoi që takimi mes tyre të ndodhë vetëm në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.
Në datën 7 korrik, Rama do të vijojë turin e tij në Bosnjë Hercegovinë, më pas në Malin e Zi dhe e përfundon me Serbinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet