Arian Çani: Rama-Kurti ujqër, kush po provon të bëhet “Zelenski” i Ballkanit
Gazetari Arian Çani është shprehur që kreu i qeverisë Edi Rama nuk e negocion për asgjë pushtetin e tij.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai shtoi se politika është bota e ujqërve, ndërsa shtoi ujqërit për të mbijetuar duhet të lëvizin, referuar këtu Ramës dhe homologut të tij kosovar Albin Kurti.
“Unë mendoj se nëse ka një gjë që Rama nuk e negocion me asgjë tjetër, është pushteti i tij. Rama është i gatshëm që për pushtetin e tij të bëjë gjithçka. Kurti tani papritur përmendet në lojën e të mëdhenjve, përmendet në çdo kancelari të botës, jo sepse Kurti është gjeni, por ajo që mund të ndodh në Veri të Kosovës reflekton frikën se obobo po na plas lufta në rajon. Është thjesht si çështje marketingu. Politika është bota e ujqërve me dy këmbë. Ujqërit që të mbijetojnë duhet patjetër që të lëvizin. Rama nuk është i rastësishëm në politikë. Rama e di shumë mirë fundin e lojës. Edi Rama ka ditur të luajë me arenën ndërkombëtare që duam apo s’duam ne gurët e shahut lëvizin”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur