“Ora 100-vjeçare që udhëtoi nga Turqia drejt Gjirokastrës”- thotë Irena
Zonja Irena, orë ndreqësja që zotëron prej 55 vitesh këtë “zanat burrash”, rrëfehet për emisionin ‘Real People’ me Flori Gjinin për punën e saj të përditshme në punishten-dyqan që ka në Gjirokastër. Ndër të tjera, ajo na tregon historinë e një ore më shumë se 100 vjeçare me kurdisje, të cilën e ka trashëguar nga gjyshi i saj. Ora që ka ardhur nga Turqia është ende funksionale.
‘Kam lindur në Kukës. Babai ka qenë Partizan, nëna Gjirokastër. Prindërit i kam pasur shumë të mirë, kemi qenë 5 fëmijë. Më doli shkolla për oficere por nuk shkova. Mamaja më vdiq shumë e re. Mua më ranë krejt hallet e shtëpisë pastaj. Kisha filluar punë që 14-vjeç. Kam 55 –vite që bëj këtë punë.
Këtë orë e kam të trashëguar nga gjyshja që 100 vite. Gjyshja ime ka lindur në Turqi, babanë e kishte gjirokastritë. Por në atë kohë vajzat martoheshin me shqiptarë dhe në atë kohë solli dhe orën”- tha ajo.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)