Vuçiç “ankohet” te Macron: Përpiquni që Prishtina të rikthehet në bisedime

8 Korrik 2023 | 18:41

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur në telefon me Presidentin francez Emmanuel Macron, të shtunën, të cilit i ka kërkuar që “të bëjë përpjekje shtesë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet në kornizën e bisedimeve konkrete”.

“Si gjithmonë një bisedë e hapur dhe serioze me presidentin Emmanuel Macron, të cilit i kam prezantuar pasojat e zhvillimit të rrezikshëm të situatës në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiç ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes së paqes, edhe pse, siç tha ai, “komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik në Evropë që është i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme”, shkruan rel.

“I kërkova presidentit Macron që të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet sa më shpejt në kuadrin e bisedimeve konkrete. ”, ka shkruar Vuçiç.

Ai shtoi se falënderoi Macronin për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin, si dhe për vendosmërinë e tij për të bërë përpjekje shtesë për të “zgjidhur situatën jashtëzakonisht komplekse dhe mbi të gjitha të rrezikshme në Kosovë dhe Metohi”.

Vuçiç ka bërë të ditur në Instagram se më 8 korrik ka folur në telefon me shefin e diplomacisë italiane, Antonio Tajani.

Ai e vlerësoi bisedën “konstruktive”.

“Ai (Tajani) kërkoi që Serbia të bëjë gjithçka për të ruajtur stabilitetin në rajon dhe theksoi se Italia është gjithmonë e gatshme të mbështesë paqen”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiç tha gjithashtu se gjatë bisedës ka falënderuar për “interesimin dhe mirëkuptimin” që kanë Italia, kryeministri Giorgia Meloni dhe Tajani për qëndrimet e Serbisë.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026