“Çdo familje ka roje te dera”- Karamuço për Fushë-Krujën: Shteti nuk ekziston
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar sherrin masiv mes fiseve Rraja e Maja dy ditë më parë në Borizanë të Krujës.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se komisariatet në Fushë-Krujë e Krujë nuk po funksionojnë më, pasi të gjithë punën në këto zona po e bën FNSH-ja dhe RENEA.
Më tej ai nënvizoi se grupet kriminale në vend i fuqizon pushteti.
“Këta i bëjmë ne që mbyllim sytë dhe pushteti që u shkel syrin. Janë ngjarje të përsëritur. U vranë katër veta në Shëngjin me të njëjtën histori. Këta bëjnë luftë territori, aty ku shteti nuk ekziston. Në Krujë e Fushë-Krujë duhen mbyllur komisariatet komplet. Nuk po funksionojnë më. Atë zonë po e mban RENEA dhe FNSH-ja. Çdo familje ka vënë nga një roje te dera. Policia nuk ka bërë asgjë fare. Fushë-Kruja ka qenë Lazarat 2. Kështu janë rritur këta. Kanë formuar bandat. Institucionet i kanë fuqizuar. Gabimi i tyre i vetëm është që e kanë filmuar këtë ngjarje. Ajo ngjarje po mbyll dy komisariate, arrestuam 8 persona, humbi postin Ministri i Brendshëm, pres që të japin dorëheqjen dhe një nga këto të policisë”- tha ai.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta