“Shtëpitë në Halil të pabanueshme”, Voga: S’janë zbatuar kriteret për guroret

8 Korrik 2023 | 21:35

Kadri Voga, ish-kreu i komunës së fshatit Halil ka theksuar se punimi në gurore është bërë jashtë kritereve.

I ftuar në emisionin ‘Revieë’ në Euronews Albania, Voga nënvizoi se lejet e guroreve janë hënë nga Ministria por nuk janë zbatuar kriteret.

Sipas tij shpërthimi që ndodh nën tunele me eksplozivë, ndodh avash e si pasojë krijohen plasaritje.

“Këto shpërthimet e guroret ka shumë vite që janë. Shkaktar i këtyre shpërthimeve të guroreve, është dhe politika në bashkëpunim me policinë. Nëse policia nuk do varej  nga politika të gjithë do e kishin frikë ligjin. Vjen një shef komisariati aty vetëm për të mbrojt guroren. Kam kryer dhe detyrën e policisë së rendit në disa zona. Lejet e guroreve janë dhënë nga Ministria dhe këto leje janë dhënë për t’u zbatuar kriteret. Kjo nuk është zbatuar asnjëherë.   Kanë bërë një tunel nën mal dhe kanë bërë një shpërthim të fuqishëm që ka pas brenda 200 kuintalë lëndë eksplozive arizanale. Kjo ka një shpërthim të dobët që jep lëkundje sizmike, dhe krijon plasaritje te shtëpitë”- tha ai.

Mes tjerash ai nënvizoi se shtëpitë në Halil, në Fushë-Krujë, shtëpitë janë bërë të pabanueshme.

“Po të shohësh shtëpitë në Halil, në Fushë-Krujë, shtëpitë janë bërë të pabanueshme. Guroret janë punuar jashtë kritereve ligjore. Asnjë drejtues teknik i gurores nuk ka zbatuar ligjin”- tha ai.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026