Europiani i 21-vjeçarëve, Anglia rikthehet tek trofeu pas 4 dekadash

9 Korrik 2023 | 19:41

39 vjet i janë dashur kombëtares së Anglisë për të fituar trofeun e 3 të kampionatit evropian, me 3 luanët të cilët mposhtën në finalen e së shtunës Spanjën. Përballja e zhvilluar në Gjeorgji për 21-vjeçarët është mbyllur në shifrat 1-0, ndërsa goli i vetëm u shënua nga mesfushori i Liverpool Curtis Jones. Iberikët u përpoqën të reagojnë pas golit të pësuar në limitet e pjesës së parë, por ishte sistemi VAR që riktheu shifrat në baraspeshë.

Si të mos mjaftonte VAR, do të ishte dhe një herë tjetër sulmuesi 23-vjeçar i Bragës, Abel Ruiz i cili shpërdoroi një penallti në fund të ndeshjes, me porterin Trafford që ishte shpëtimtari.

Europiani i fundit i fituar nga Anglia U-21 i përket vitit 1984, ndërsa edhe dy vite më parë ishin sërish tre luanët që fitonin kompeticionin, ndërsa asokohe bënin pjesë vetëm 8 skuadra. Sa i përket rrugëtimit drejt titullit të këtij edicioni, Anglia mposhti skuadra si Gjermania, Çekia, Portugalia, Izraeli e më pas në finale spanjollët.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026