Tragjedia me 3 viktima në Vilë Bashtovë, arrestohet pronari i lokalit në plazh
Pronari i lokalit në plazhin e Vilë Bashtovës, ku një ditë më parë humbën jetën tragjikisht tre anëtarë të një familjeje, është arrestuar nga policia.
Pëllumb Nika, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.
“Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det, shtetasit E. H., 50 vjeç, R. H., 17 vjeç dhe M. H., 13 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia.
Plazhi ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk kishte roje bregdetare, kulla vrojtimi dhe as flamurin e kuq që të sinjalizonte pushuesit për rrezikun që mund t’u kanosej nga deti i trazuar.
Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e së dielës ku babai 50-vjeçar Elvis Halilaj, nga Tirana së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
- “Infermierët erdhën pa barelë”, dëshmia e tragjedisë në Kavajë: I ndihmuan pushuesit
- “Ambulanca u vonua”| Tragjedia me 3 viktima në Kavajë, reagon kreu i Urgjencës
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë