Shëndeti mendor në Shqipëri/ Gratë më të prekura nga ankthi dhe depresioni
Çrregullimet psikologjike po vijnë gjithmonë e në rritje duke prekur thuajse gjysmën e popullsisë shqiptare. Gratë dhe vajzat janë më të rriskuara se burrat dhe djemtë. Më të shpeshta janë ankthi dhe depresioni.
Një studim i fundit i publikuar nga shoqata “Together for life” ka nxjerr në pah se shëndeti mendor i grave në Shqipëri dëmtohet kryesisht nga stresi dhe dhuna ndërkohë që gjendja është përkeqësuar ndjeshëm gjatë pandemisë Covid-19 e në vazhdim.
Ekspertët pohojnë se afro 70 % e grave kanë raportuar gjatë intervistave episode depresioni, të cilat shtohen bashkë me rritjen e moshës së tyre.
Sipas studimit dhuna në familje është e pranishme për afro 37 % të grave dhe vajzave, çka u sjell atyre ankth, depresion dhe mendime vetëvrasës.
Më shumë se 10 % e grave të dhunuara humbasin vendin e punës, pjesa tjetër kanë vështirësi të punojnë “apo të gjejnë” punë, çka dobëson shëndetin mendor e fizik dhe fuqinë e tyre ekonomike.
Studimi vëren se dy herë më shumë burra se sa gra diagnostikohen me depresion nga një profesionist kjo pasi gratë priren të mos shkojnë tek mjeku dhe ta mbajnë të fshehur problematikën, si pasojë e stigmës Autorët theksuan se depresioni i diagnostikuar është 5 herë më i ulët se sa depresioni real i raportuar nga popullata.
Shqipëria ka normat ndër më të ulëtat në kontinent sa i takon përdorimit të kujdesit shëndetësor për shëndetin mendor në Evropë.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)