‘Balla nuk është i korruptuar’, Ngjela: Pas Ahmetajt, SPAK do kalojë nga e djathta

10 Korrik 2023 | 19:05

Avokati Spartak Ngjela komentoi dekretimin e Taulant Ballës nga Presidenti si Ministër i Brendshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Balla nuk është i korruptuar.

Ngjela u ndal sërish te SPAK duke thënë se ky institucion tashmë do kalojë nga e djathta duke lënë të nënkuptohet se do të ketë arrestime dhe nga opozita.

“Balla ishte në karrierë prej kohësh që të ishte Ministër i Brendshëm, por e lanë nën hije. Ka një gjë, Balla nuk është i korruptuar. Opozitë deri tani në Shqipëri do të thotë gënjeshtër.  Jo çdo gjë është provë. Mendoj se SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet. SPAK e drejton SHBA.   Skema amerikane me SPAK kërkoi dhe kërkon që të shpëtojë Shqipërinë nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni. SPAK deri më tani është marrë me shtresa të ulëta.  Për Ahmetajn do shohim votat në Kuvend, nëse mbrohet në Kuvend, kot sa lodhet SPAK”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026