Trajneri i Bate Borisov: Lojtarët shqiptarë kanë teknikë e agresivitet, janë motor..

10 Korrik 2023 | 19:17

Trajneri i skuadrës bjelloruse Bate Borisov, Kirill Alshievskiy ka dhënë në konferencën e mbajtur ditën e sotme, në prag të ndeshjes së parë të përballjes së ditës së nesërme se i vlerëson lojtarët shqiptarë, pasi sipas tij ata kanë teknikën dhe agresivitetin e duhur, “janë motor”, ka thënë ai.

Bate Borisov do të përballet me Partizanin ditën e nesërme. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Champions League. Të kuqtë do të kërkojnë që të marrin maksimumin në mënyrë që ndeshja e dytë të mos ketë shumë histori për t’u diskutuar.

Intervista e trajnerit të Bate Borisov, Kirill Alshievskiy

Sa e njeh Partizanin?

Nuk kemi shumë informacion për Partizanin, jemi në dijeni që ka ndryshuar trajneri. Duket që është një skuadër me formacion të freskët e cilësor, nuk do të jetë e thjeshtë…

Avantazh apo disavantazh që ju aktualisht vijoni kampionatin tuaj gjatë këtyre ditëve, ndërsa Partizani jo?

Është favor për ne, jemi aktiv dhe po stërvitemi..

Ju luani jashtë vendit tuaj, sa ndikon?

Për ne nuk është plus, gjithë skuadra do donte të luante në Bjellorusi, sidomos për tifozët.

E keni ndjekur Zekic më parë?

Ne e kemi analizuar Partizanin me trajnerin Colella, për këtë arsye është vështirë të japësh diçka. Ka lojtarë cilësorë e të rrezikshëm..

Reparti më i fortë i Partizanit?

Skuadra është shumë e balancuar, ka veti të mira, kjo i jep rrezikshmëri…

Keni një mbrojtje në moshë të re, sa ndikon në skuadër?

Siç e thatë, janë lojtarë të mirë, por presim më të mirën nga ata. Mosha e re bën që të bashkëpunojnë më mirë, portieri ynë doli më i miri në kampionat…

Keni fituar në 3 ndeshjet e fundit, duke lënë pas ecurinë negative, a ka ardhur në rritje forma e Bate Borisov?

Shpresojmë shumë që është kështu…

Cilësohet barazimi rezultat pozitiv?

Nëse tregojmë futboll cilësor po…

Merkatoja juaj, e cunguar?

Për fat të keq na iku mbrojtësi kryesor, kemi marrë një tjetër, patriot bjellorus cilësor. Ka dalë kampion atje, mendoj që jemi mirë. Të dy lojtarët tanë kanë dalë mirë me Shakhtar Soligorsk ku luajtën më parë…

Çfarë mendimi keni për lojtarët shqiptarë që kanë luajtur në Bjellorusi?

Gjithmonë kam ndjekur lojtarët shqiptarë, ata kanë teknikë e agresivitet, janë një motor…

I keni kërkuar informacione Elisit?

Jo ai është në Rumani…

Si është situata tek skuadra e Bate?

Kemi vështirësitë tona për të ardhur në shtetet evropiane, mbrojtësi ynë erdhi para 1 ore, por ia dolëm.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026